Është testuar sot për herë të parë aeroporti i Kukësit, ku një avion ka bërë provat për pistën e re.

E pranishme në këtë provë ka qenë vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila theksoi se avioni nuk do të ulej, por do të fluturonte shumë pranë tokës, procedurë kjo në kuadër të testimeve.

Sipas saj, prova në fjalë ishte një test i suksesshëm. “Deri në ditën e dorëzimit të certifikimit të këtij aeroporti do të përmbushen të gjitha kushtet e nevojshme për një aeroport ndërkombëtar, që do të jetë aeroporti i dytë në territorin e Shqipërisë. Pas pak ditësh do të kemi edhe rezultatet nga gara e aeroportit të Vlorës dhe do ti jepet start negocimit të kontratës, duke nisur kështu edhe procedurën për aeroportin e tretë”, tha Balluku.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ministrja tha se brenda mandatit 4-vjeçar tjetër pritet që të nisë ndërtimi i aeroportit të Sarandës dhe i Korçës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb