SHBA

Nënpresidenti Mike Pence dhe sfiduesja demokrate Kamala Harris u përballën rreth trajtimit të administratës Trump të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë debatit të tyre të mërkurën ata kishin temë kryesore pikërisht trajtimin e Covid-19 në SHBA, ndërsa Shtëpia e Bardhë përpiqet që të mbajë sa më të mbyllur problemin e pandemisë, raportojnë mediat e rëndësishme globale.

Debati i rënduar politik, relativisht i qetë qëndroi në kontrast të plotë me përballjen kaotike presidenciale të javës së kaluar midis Trump dhe të nominuarit për president të demokratëve Joe Biden, i cili u ndërpre në mënyrë të vazhdueshme nga Trump dhe fyerjet personale të të dy rivalëve.

Infektiimi me COVID-19 i Trump, së bashku me faktorin e moshëë së tij dhe atë të Biden, i shtuan peshë debatit, pasi të dy Pence, 61 vjeç, dhe Harris, 55 vjeçe, u përpoqën të demonstronin se ishin të aftë të merrnin detyrën nëse ishte e nevojshme. Ndërsa Trump 74 vjeç ose Biden, 77 vjeç do të ishin në një moshë relativisht të thyer, kur ta marrin detyrën e presidentit amerikan.

Por përballja e së mërkurës duket se nuk ka gjasa të ndryshojë dinamikën e një gare, që sondazhet e opinionit  e tregojnë se Biden po fiton, në më pak se katër javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, pasi të dy kandidatët u shmangën pyetjeve të caktuara, qëndruan në pikat e bisedës dhe shmangën gafat kryesore.

Harris, senatorja amerikane e Kalifornisë dhe ish-Prokurorja i Përgjithshme e Shtetit, deklaroi se pandemia ka marrë jetën e shumë qytetarëve amerikanë, ndërsa shtoi se ekonomia po rrënohet.

Edhe para se të fillonte të fliste, zonja Harris hyri në histori duke u bërë gruaja e parë afrikano-amerikane në një skenë debati për nën-presidente.

Mbrëmja e së mërkurës i ofroi asaj një shans për të mobilizuar votuesit e mundshëm, të cilët kanë treguar entuziazëm modest për Biden, një politikan me përvojë me një histori të përzier qëndrimesh ndaj racës mbi dhe drejtësisë penale, veçanërisht në vitet e tij të hershme në Senat.

Harris, 55 vjeçe, është vajza e një babai xhamaikian dhe një nëne indiane. Ajo është gjithashtu një ish-prokurore, e cila është bërë një yll mes demokratëve, pjesërisht falë pyetjeve të mprehta ndaj kandidatëve të emëruar nga presidenti Trump në gjykata dhe poste të tjera.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb