BAHAMAS

“E pashë veten vërtetë shumë keq”, ka thënë Will Krause, i cili flet për sulmin që pësoi nga një peshkaqen këtë verë.

Amerikani ka ndarë këtë video në Ditën e Falënderimeve. Së bashku me disa miq ai kishte shkuar për të zënë peshq në ujërat e Bahamas, kur është kafshuar në kokë dhe qafë nga një peshkaqen.

“Në fillim nuk e kuptova se çfarë ishte”, ka thënë burri duke folur për mediat amerikane.
I gjithë grupi u ngjit menjëherë në barkë, me Krausen e gjakosur dhe në gjendje shock-u.

Burri më pas është shoqëruar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore.
“Duke parë këto pamje mund të them që jam me fat që jam akoma këtu”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb