Lojërat Olimpike dhuruan një shfaqe fantastike në hedhjen nga trampolina në lartësinë e 10-të metrave, kjo falë konkurrenteve nga Kina. Ashtu siç pritej, gara u zhvillua ndërmjet Quan Hongchan dhe kinezes tjetër Chen Yuxi, të cilat një javë më parë së bashku triumfuan edhe në hedhjen e sinkronizuar nga trampolina po nga distanca e 10-të metrave.

Në një garë fantastike ndërmjet tyre, në fund triumfoi 17-vjeçaria Hongchan ku të gjithë gjyqtarët me vendim unanim, të shtyre edhe nga publiku, votuan me notën 10-të duke i dhuruar medalje të artë.

Argjend siguroi bashkëkombësja e sajë, ndërsa medalje bronzi siguroi Kim Mi Rae e Koresë së Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: