Polemikat e fundit në shtëpinë e Interit kanë ndikuar dhe në të ardhmen e Mauro Ikardit me fanellën e Argjentinës. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, pas vuajtjeve të shumta për të eliminuar paragjykimet, Ikardi do të kthehet të veshë fanellën e “la Seleçion” pas ndeshjeve të marsit.

Trajneri Skaloni, për dy sfidat e radhës kundër Venezuelës dhe Marokut, në program më 22 dhe 26 mars, ka bërë ndërmend të mos e thërrasë Mauron, që së fundmi nuk është stërvitur me grupin pasi është ankuar për dhimbje në gju.

Por pas kontrolleve mjekësore, rezultoi se Ikardi nuk ka asnjë shqetësim, çka e ka vendosur lojtarin në një pozitë konflikti me Interin, pasi argjentinasi ka shmangur stërvitjen me ekipin pas heqjes së shiritit të kapitenit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb