SHKUP- Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka ashpërsuar gjuhën ndaj liderëve poltikë në Maqedoni, pasi sipas tij shqiptarët po mashtrohen. I ftuar në mësonin “Click Plus” në RTV 21, Sela tha se brenda 100 ditëve qeveria e Zoran Zaev duhet të zgjedhë çështjen e gjuhës shqipe, pasi në të kundërt shqiptarët do ndërtojnë shtetin paral dhe institucionet paralele.

“Mjaft u mashtruam për 25 vite me rradhë, tani më ka ardhur moment që brenda 100 ditëve të zgjidhet cështja e gjuhës shqipe. Do të nisim të ndërtojmë institucionet tona, të ndërtojmë shtetin paralel, sepse më nuk kemi kohë për të pritur dhe nuk do të mashtrohemi”- tha Sela.

Ai tha se do të vazhdoje aktivitetin dhe veprimet e tij për të krijuar barazi për shqiptarët, ndryshe sic theksoi ai, nuk mbetet rrugë tjetër ndërtimin e institucioneve shqiptare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: