Largimi i Mauricio Poçetinos dhe afrimi i Zinedin Zidanit është punë e kryer dhe për këtë janë të bindur në Francë. Pyetja që shtrohet tashmë është se kur do të vijë njoftimi për emërimin e ish-teknikut të Realit në krye të kryesuesve të Ligue 1.

Lajmi është bërë me dije nga mediat spanjolle, që nënvizojnë se tekniku francez është kthyer në një fiksim për presidentin e PSG-së, Naser Al Kelaifi, i cili e dëshiron Zidanin shumë më herët se fundi i sezonit.

Në qershor të gjithë janë të bindur se Zidan do të jetë trajneri i ri i PSG-së, por Al Kelaifi e do që tani. Ndërkaq, mediat spanjolle bëjnë gjithashtu me dije se lajmi për emërimin e Zidanit ka dalë nga vetë dhomat e zhveshjes së Parisit.

Disa prej lojtarëve kyç të Realit e kanë mësuar se Zizu do të ulet në stolin e PSG-së, por ajo që mbetet për t’u mësuar është data. Në rast se Parisi eliminohet në Champions nga Reali emërimi do të jetë i menjëhershëm. Në të kundërt do të pritet./panorama sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb