Zinedine Zidane ka shuar zjarrin e thashethemeve që rrethojnë të ardhmen e Kylian Mbappe dhe lidhjet në me Real Madridit. I riu mendohet të jetë duke e konsideruar të ardhmen e tij në Paris Saint-Germain dhe shumë prej tyre kanë raportuar Real Madridin si kryesues.

“Ai është mirë aty ku është,” kështu ka deklaruar Zidane pas një ndeshje bamirësie në Bordo, përpara se të largohej nga ballafaqimi me pyetje të mëtejshme. Në këtë mënyrë trajneri i Real Madrid ka shfaqur hapur qëndrimin e tij në lidhje me blerjen e sulmuesit të PSG. Ndoshta  Zidan ka në mendje ‘yje’ të tjerë për projektin që do të nisë te ‘Galaktikët’

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: