Pista Korrea nuk po sjell asgjë të re në Milanon kuqezi, me Atletikon që vijon të kërkojë 55 milionë euro për lojtarin. Ndaj drejtuesit e Milanit kanë hedhur sytë përqark për alternativa të tjera dhe një pistë ideale e kanë gjetur po në Madrid, por kësaj radhe te skuadra e Realit, ku një prej prurjeve të verës nuk e ka bindur aspak trajnerin Zinedin Zidan.

Bëhet fjalë për Luka Joviç, sulmuesin serb që iu bashkua “mbretërorëve” nga Ajntrahti i Frankfurtit për shumën e majme prej 60 milionë eurosh. Milani do të ishte i lumtur ta merrte Joviç me formulën e huazimit, ndërsa alternativa mbeten Mariano Diaz, po i Realit dhe Manxukiç, të cilin Juventusi po kërkon ta shesë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: