Zinedin Zidan, trajneri i Realit të Madridit, ka folur gjatë konferencës për shtyp në vigjilje të përballjes kundër Selta Vigos, edhe për dënimin që UEFA i dha Mançester Sitit ditën e djeshme, rivalit të ardhshëm të “mbretërorëve” në Champions League.

“Nuk e di se çfarë do të ndryshojnë për ta në Europë në të ardhmen, por tani është e qatyë se në përballjet tona ndaj tyre nuk do të ndryshojë asgjë. Siti është një skuadër e fortë dhe kompetitive. Hazard? është një lojtar i fortë dhe është koha të kthehet me ne. Sigurisht, nuk luan prej tre muajsh, por fizikisht është gati të luajë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb