Kilian Mbape është ëndrra e të gjitha klubeve të mëdha të Europës. Ylli i Paris Sën Zhërmenit dhe Kombëtares së Francës, prej kohësh joshet nga ekipet më në zë të kontinentit, që janë të gatshme të paguajnë shifra të frikshme për ta pasur këmbëshpejtin në ekip.

Në konferencën e fundit për shtyp në vigjilje të ndeshjes kundër Paris Sën Zhërmenit, Zinedin Zidan ka folur për Kilian Mbapen, një objektiv madhor i Real Madridit. “E njoh dhe jam i dashuruar prej kohësh me të. Tani është një kundërshtar, vetëm kaq. Nuk mund të shtoj asgjë më shumë. Në do luajë Bejl ndaj PSG? Do ta shikoni nesër këtë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: