Zinedin Zidan, trajneri i Real Madridit, ka folur ditën e sotme në konferencën tradicionale për shtyp përpara kryendeshjes së nesërme, kur “Los Blancos” do të presin Barcelonën në “El Clasico”-n e famshme.

“Zemër, mendje dhe unitet: ky është shpirti i të gjithëve. Kemi mundësitë që të bëjmë një ndeshje të madhe. është një moment delikat, por e dimë se situata të tilla ndodhin. Shpirti ynë duhet të shohë me pozitivitet për të arritur dhe mposhtur Barcelonën. Kemi nevojë për tifozët tanë me vete që nga minuta e parë. Të gjitha ndeshjet janë jetike për ne, por kjo është pak më ndryshe. Për të ardhmen time duhet të pyesni të tjerë persona”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb