Zinedin Zidan pret vazhdimësi të fitoreve me goleadë, për të rritur më tepër vetëbesimin, pas barazimeve radhazi. Kundër Legias, trajneri i Realit të Madridit nuk dëshiron t’u kushtojë rëndësi diferencave që kanë në letër, por të motivojë më tepër futbollistët e tij. Francezi ka dalë kundër Fransua Holondit sa i përket Benzemasë, ndërkohë që ka thurur elozhe për paraqitjet e deritanishme të Iskos…

Jeni i kënaqur me ritmin e skuadrës?
Po, jam shumë i kënaqur. Ka punuar si duhet në stërvitje dhe normalisht që do jetë në formë të mirë fizike. Në ndeshjen e fundit realizuam fitore me goleadë, e cila do na japë edhe vetëbesimin e duhur, pas një periudhe me luhatje.

Luani kundër një rivali si Legia, ndaj të cilit ka shumë diferenca…
Luajmë në të njëjtin kompeticion dhe unë e cilësoj çdo kundërshtar në të njëjtin nivel. E nisim ndeshjen duke menduar se shanset për të fituar janë 50 me 50. Pavarësisht se njerëzit mund të kenë opinionin e tyre, duke u bazuar te historia apo potenciali financiar, unë nuk i marr në konsideratë.

Si e komentoni deklaratën e Fransua Holondit për Benzemanë?
Të gjitha gjërat negative që fliten për futbollistët në përgjithësi më shqetësojnë. Më bën të ndihem keq vërtet.

Do flisni me Holondin?
Jam shumë i zënë me punë për momentin, ashtu si edhe ai.

Pse politikanët merren me futbollistët?
Nuk kam shpjegim për këtë gjë. Sa i përket çështjes së Benzemasë, duhet të ishin dëgjuar të gjitha palët, para se të vendosnin se ai nuk mund të grumbullohej në Kombëtare. Secili ka opinionin e tij dhe unë nuk dua të ndërhyj.

Si është gjendja e Hames Rodrigez?
Po stërvitet mjaft mirë dhe tashmë mund të cilësohet gati. Fakti që nuk ka pasur më dhimbje, më bën optimist për rikthimin e tij.

A është Isko gati për të qenë titullar?
Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij. Pavarësisht vështirësive që ka pasur për të luajtur, për shkak të rivalitetit, nuk është dorëzuar asnjëherë. Kjo më bën të besoj më tepër tek ai, pasi e meriton.

Sa hapësira do ketë Asensio?
Nuk dua të flas çdo ditë për të njëjtën gjë. Është një futbollist që e vlerësoj, ka talent dhe do ketë mundësi që ta tregojë në fushë.

Si ia dolët që të kalonit nga barazimet te golada?
Barazimet janë pjesë e futbollit. Ne jemi të vetëdijshëm që nuk mund të ketë perfeksion. E rëndësishme është që të dish të reagosh dhe kemi arritur të rikthehemi te fitorja, duke shënuar shumë herë. Tashmë vjen pjesa e vështirë, ku duhet ta ruajmë këtë ritëm.

Morata është një zëvendësues i Benzemasë, apo edhe një kandidat i rëndësishëm për formacionin?
Sigurisht që është kandidat për formacionin. Si trajner jam shumë i kënaqur që më duhet të përzgjedh midis dy futbollistëve të tillë. Kryesorja është që ata të jenë në formë të mirë fizike./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: