Fill pas largimit të tij nga Real Madrid, mbi të ardhmen e Zinedine Zidane është folur shumë. Fakt është që prej kohësh tekniku francez lidhet me një kalim të mundshëm tek PSG. Drejtuesit e klubit francez e kanë mohuar shpesh diçka të tillë por mediat i qëndrojnë besim këtij skenari, në fund të këtij sezoni, Zidane pritet të ulet në stolin e PSG.

Vetëm një mrekulli mund të bëjë që Pochettino të vijon të qëndrojë në krye të PSG, për këtë arsye sheikët kanë nisur kontaktet në distancë me Zidane. Problemi më i madh në finalizimin e kësaj marrëveshjeve është dëshira e Zidane për tu ulur në stolin e përfaqësueses franceze.

Edhe drejtuesit e federatës shohin tek Zidane pasuesin ideal të Deschamps, por përpara është Botërori dhe gjithçka mbetet për tu përcaktuar në fund të këtij sezoni, do të pres Francën apo do të ulet menjëherë në stolin e PSG.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: