Zinedine Zidane mbushi 50-vjeç, por ashtu si një vit më parë, e festoi ditëlindjen si një i papunë. Tre herë fituesi i Champions League me Real Madrid ka pasur oferta pafund këtë periudhë, por i ka refuzuar në mënyrë të prerë teksa mbetet në pritje për të marrë drejtimin e përfaqësueses franceze, për të kjo do ishte një ëndërr e bërë realitet:

Fv3yipdxeamsvmg
Fv3yipdxeamsvmg

“Do ishte gjëja më e bukur në jetë. Është një objektiv i imi por nuk është vetëm në dorën time. Një ditë do të jem trajneri i bluve, të paktën kështu shpresoj pasi realisht është diçka që e dua shumë. E thashë dhe më lart, nuk varet vetëm nga unë, por është diçka që nuk më ikën nga mendja. Për momentin përfaqësuesja është në rregull por nëse një ditë do të më prezantohej si një opsion do të jem gati”, u shpreh Zidane për L’Equipe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb