Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka deklaruar pas kualifikimit në gjysmëfinale se ekipi e bëri këtë arritje me meritë të plotë.

Real Madridi siguroi kualifikimin pas një penalltie në minutën e fundit të shtesës që ia mundësoi Ronaldos të realizonte për 3-1 dhe kualifikimin më tej.

“Ne nuk kemi pritur për golin në minutën e parë, por ua kemi dhuruar dhe ata patën qasje të mirë dhe ne luajtëm keq, ndërkaq patëm raste pa e menaxhuar aq mirë lojën”.

“Ishte penallti, më thanë se ishte penallti, nuk e kam parë, gjyqtari e referoi dhe nuk mund të ndryshohet”.

“Nëse ka një penallti, ka një penallti, por nuk duam të flasim për këtë, ne jemi të kënaqur që kemi arritur në gjysmëfinale, ata kanë luajtur shumë mirë dhe ne luajtëm mirë, ne luftuam deri në fund për këtë”, tha ai, shkruan tg.

“Cristiano është i mësuar të shënojë në situata të tilla, ai e merr topin dhe e kryen punën”.
“Nuk kemi pasur frikë, nuk kam menduar për eliminim sepse kur mendon një gjë të tillë transmetohet te lojtarët, kështu që tentova që t’i bind lojtarët se është ndeshje e vështirë që do të duhej të luftonim më shumë”.

“Nuk mendoj se ai meritoi përjashtimin, por kjo nuk do të fshijë të gjitha që ai ka bërë për futbollin deri sot, është lojtar i madh”, deklaroi Buffon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: