Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se është i kënaqur me lojtarët aktual që janë në ekipin e tij.

Ai ka thënë se ende nuk ka biseduar me klubin për përforcimet, por një gjë të tillë tani ia ka ndaluar edhe FIFA, shkruan koha.net. Ditë më parë FIFA ka dënuar Real Madridin dhe Atletico Madridin me dy afate mostransferim të lojtarëve.

“Deri më tani nuk kemi folur për përforcimet. Jam i lumtur me skuadrën që kam”, është shprehur Zidane në prag të takimit me Sporting Gijonin në kuadër të La Ligas.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: