Real Madrid pësoi humbjen e parë sezonale në kampionatin spanjoll. Kampionët në fuqi nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të tyre kundër Real Betisit duke humbur me rezultatin minimal 0-1. Trajneri i madrilenëve, Zidane në përfundim të ndeshjes ka arsyetuar humbjen duke thënë se topi nuk donte të hynte gol.

“Nuk ke çfarë të bësh kur topi nuk dëshiron të hyjë gol. Ne nuk kemi pasur paraqitje shumë të mirë, por nuk mund të them as të keqe. Kishim 26 apo 27 shanse, ky është futbolli. Vitin e kaluar kemi fituar ndeshje që ndoshta nuk i kemi merituar, tani është e kundërta”, tha francezi, pas takimit për mediat spanjolle.

Ai tha se presidenti Florentino Perez ka ardhur në dhomat e zhveshjes dhe ka inkurajuar të gjithë lojtarët e ekipit.

“Florentino erdhi në dhomën e veshjes për të inkurajuar lojtarët. Ne duhet të jemi të qetë dhe të durueshëm. Sezoni është shumë i gjatë. Jemi të lumtur që Cristiano është me ne më në fund. Gjërat nuk kanë shkuar mirë, por duhet të vazhdojmë të punojmë dhe do ta bëjmë”. tha Zidane.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: