Zinedine Zidane nuk është aspak i qartë për të ardhmen e tij, nuk janë të qartë as drejtuesit e Real Madrid të cilët në asnjë moment nuk kanë dalë publikisht ta konfirmojnë në stol. Francezi ka një kontratë me Realin deri në 2022 por ky fakt nuk i jep aspak garanci, as vetë Zidane nuk preferon të shoh aq larg: “Nuk shoh se çfarë ndodh ditë pas ditë, nuk planifikojë asgjë për të ardhmen”, u shpreh Zidane pak ditë më parë në konferencë për shtyp. Sipas “AS” janë disa faktorë që e bëjnë të paqartë të ardhmen e teknikut, e para dhe më e rëndësishmja, deri në fund të sezonit mund të ndodhin shumë gjëra, Reali është ende në garë në La Liga dhe në Champions, një sukses në një nga këto dy kompeticione mund të ndryshojë të ardhmen e tij. Faktori i dytë dhe po ashtu shumë i rëndësishëm është fakti se Zidane preferon të marrë drejtimin e përfaqësueses franceze, edhe vetë drejtuesit e federatës e shohin atë si pasuesin ideal të Deschamps. Mes Deschamps dhe Zidane në mes qëndron edhe stoli i Juves, njëri prej tyre mund të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.

Jogi Loew Archivbild
Jogi Loew Archivbild

Në çdo rast, drejtuesit e Real Madrid nuk dëshirojnë të kapen të papërgatitur, në tryezën e tyre qëndrojnë dy opsione me peshë, Raul Gonzales, aktualisht trajner i të rinjve tek Reali dhe Joachim Loew, trajneri i përfaqësueses gjermane por që në fund të këtij europiani do të largohet nga drejtimi i katër herë kampionëve të botës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb