Nuk do të jetë Real Madrid ekipi i ardhshëm i Paul Pogba. Në Spanjë janë të sigurt për këtë pjesë, kalimi i francezit në Madrid nuk do të ndodh as këtë verë, kjo si pasoj e krizës që ka sjell Covid-19. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”: Zinedine Zidane ka trokitur edhe një herë në derën e presidentit Perez duke i kërkuar transferimin e Pogba. Nga numri 1 i klubit madrilen ka ardhur një tjetër “Jo” e prerë. Pogba do të vijoj të mbetet një dëshirë e madhe e trajnerit Zidane, por vetëm kaq.

Marca
Marca

Problemi më i madh në këtë transferim është paga e lojtarit, francezi përfiton 17 milion euro në sezon, një shifër e madhe në këtë periudhë të vështirë. Man.United dhe Real Madrid mund të gjenin një kompromis në transferimin e tij, duke përfshinë lojtarë të tjerë, por në çdo rast paga e tij do të ishte një kosto shumë e madhe. Pas mediave britanike që pak ditë më parë shpreheshin të sigurta se Pogba nuk do të largohet këtë sezon, në këtë pikë janë bashkuar edhe mediat spanjolle, “gjeli” më i lakuar në merkato pritet të vijoj karrierën e tij me “djajtë e kuq”, të paktën edhe për një tjetër sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb