Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, ka reaguar pas tensioneve në veri në Kosovës, situatë e cila po vijon prej disa ditësh tashmë.

Vuçeviç ka deklaruar se Forcat e Armatosura Serbe janë të gatshme të mbrojnë vendin dhe qytetarët e tyre.

“Edhe një herë jam siguruar dhe kam marrë konfirmimin se Ushtria Serbe është e gatshme të kryejë çdo detyrë që do të marrë nga Komandanti Suprem i Përgjithshëm për të mbrojtur integritetin e vendit tonë, sovranitetin e Republika e Serbisë dhe mbrojë të gjithë qytetarët e saj”, tha Vuçeviç.

Ministri, i cili është njëkohësisht edhe zëvendëskryeministër i Serbisë, theksoi se lidershipi politik i vendit do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe se ushtria serbe është pengesa më e fortë, më bindëse për të gjithë ata që kanë qëllime të këqija për Beogradin.

Ushtria nuk dëshiron asnjë konflikt apo luftë, por është e gatshme të mbrojë vendin tonë dhe të gjithë qytetarët e tij”, përfundoi ministri i Mbrojtjes.

Më herët, Vuçeviç tha se siguria e serbëve në Kosovë nuk ishte e garantuar në mënyrë adekuate dhe kjo është arsyeja pse Beogradi ishte i gatshëm të dërgonte forca ushtarake atje sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb