Zimbabve ka marrë 200,000 vaksinat e para të koronavirusit, një donacion nga qeveria kineze.

Nënkryetari dhe Ministri i Shëndetësisë, Constantino Chiwenga ishte në Aeroportin Ndërkombëtar’ Robert Mugabe’ në kryeqytetin, Harare, në orët e para të së hënës pas mbërrtijes së dozave të vaksinës Sinopharm nga Kina.

 “Në këtë kohë reagimi i Kinës ka qenë i shpejtë,” tha Constantino Chiwenga.

Donacioni është një nga dërgesat e para të vaksinave të Kinës në Afrikë, pas dërgesave në Egjipt dhe Guinea Ekuatoriale. Qeveria e Presidentit Emmerson Mnangagwa ka blerë një shtesë  prej 600,000 dozash vaksine Sinopharm që pritet të mbërrijnë në fillim të muajit tjetër.

Ambasadori i Kinës në Zimbabve Guo Shaochun tha se Zimbabve ishte një nga 58 vendet e para që mori donacione të vaksinës Sinopharm. Në tërësi, Zimbabve planifikon të sigurojë një total prej 1.8 milionë doza të vaksinës Sinopharm, e cila është 79 për qind efektive.

“Muajin e ardhshëm ne do të marrim  600,000 doza të vaksinave nga Kina,” tha Ministri i Financave Mthuli Ncube në aeroport. Nëse Zimbabve fillon imunizimet javën e ardhshme, ajo do të jetë e para në rajonin e Afrikës Jugore.

Afrika e Jugut ndaloi fillimin e imunizimeve lidhur me  shqetësimet dhe efikasitetin e vaksinës Oxford/AstraZeneca kundër një varianti të koronavirusit që është mbizotërues në vend. Efikasiteti i Sinopharm të Kinës kundër variantit të ri është ende i paqartë.

Deri të dielën, Zimbabve kishte regjistruar 35,172 raste të konfirmuara të COVID-19, përfshirë 1,400 vdekje. Presidenti Mnangagwa më vonë pritet të bëjë një njoftim pasi ai vendosi një bllokim të ri muajin e kaluar, duke përfshirë një shtetrrethim nga mbrëmja deri në agim, për të frenuar përhapjen e infeksionit.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb