FUSHË-KRUJË

Një zjarr ka rënë pranë burgut të Fushë-Krujës për të disatën herë gjatë kësaj jave. BalkanWeb mëson se i është vendosur flaka ferrave e shkurreve përreth burgut.

Ndërkohë sipas banorëve, zjarrin e përsëritur e vendos një person me probleme mendore.

Nuk është hera e parë që bie zjarr afër këtij burgu dhe shpesh herë flakët rrezikojnë edhe sigurinë e të burgosurve, por asnjë masë nuk merret për përgjegjësit apo autorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb