KURBIN

Përfshihen nga flakët sipërfaqe me shkurre, pemëtari dhe pyje pranë fshatit Shëmri, Kurbin. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë punonjësit e OST, të cilët po përpiqen të izolojnë flakët që mos të prekin linjën 400 KW.

Gjithashtu janë lajmëruar dhe zjarrfikësit për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit i cili favorizohet nga erërat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ende nuk dihen shkaqet, teksa mësohet në vendngjarje janë nisur dhe forcat e policisë për të hetuar shkaqet e zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: