Vijon paniku në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë. Mediat botërore raportojnë se nga lëkundjet e njëpasnjëshme janë shënuar një sërë dëmesh materiale.

Mësohet se një ndër autostradat kryesore të Kalifornisë ka pësuar një çarje, janë shënuar disa rrëshqitje rrugësh, ndërprerje energjie dhe uji, shumë ndërsa janë dëmtuar, si dhe një tjetër ka shpërthyer në flakë, ndërsa lëkundjet raportohet se do të vijojnë.

Fatmirësisht, nga tërmeti nuk janë shënuar viktima, pasi sipas autoriteteve, zona e goditur nuk është shumë e banuar.

Ngjarja ka shënuar panik të madh te qytetarët, ndërsa në një reagim të shkurtër në “Twitter”, Presidenti i SHBA, Donald Trump, shkruan se situata po vihet nën kontroll.

“Jemi plotësisht të informuar mbi tërmetin në Kaliforni të Jugut. Gjithçka duket se është shumë nën kontroll!”, shkruan Trump.
Kujtojmë që SHBA feston sot ditën e Pavarësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: