Shpërthimi i urës që lidhte Rusinë dhe Krimenë mori sot titujt e parë në mediat e mbarë botës.

Ndërkohë që Kievi zyrtar nuk ka marrë ende përsipër sulmin, Rusia pretendon se ky është një sulm që vjen pikërisht nga Ukraina.

Kryetari i Parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov, fajësoi për shpërthimet “vandalët ukrainas, të cilët më në fund kanë arritur të shtrijnë duart e tyre të përgjakur drejt urës së Krimesë”.

CNN ka publikuar pamje të momentit të shpërthimit të urës, e asaj që shihet të jetë më shumë se sa thjeshtë një pjesë e infrastrukturës, por një goditje e drejtpërdrejtë për presidentin rus Putin për shkak të domethënies që ajo ka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: