Një zjarr i fuqishëm ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Lapardha 2 në Berat. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era. Zjarri ka përfshirë disa ha me shkurre, ferra e pemë frutore.

Fatmirësisht forcat zjarrfikës kanë mbërritur në një kohë rekord, pas njoftimit të marrë nga banorët, duke mundur të lokalizojnë dhe të fikin flakët e zjarrit që po i afroheshin banesat. Në rrezik nga zjarri ishin rreth 10 shtëpi të fshatit Lapardha 2, që ndodheshin jo më shumë se 50 metër nga vatra e zjarrit. Banorët deklarojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe i vënë nga dora e njeriut.

“Zjarri nuk merr vetë, e ka vënë dikush. Po ta kisha gjetur këtu do ta hidhja nga zjarr”-,shprehet njëri prej banorëve që ju rrezikua banesa. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrvënie të qëllimshme. Si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar rreth 2 ha me shkurre, ferra e pemë frutore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: