LEZHE- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë hekurudhën Laç-Lezhë. Mësohet se zjarri ka rënë në afërsi të stacionit të Zejmen dhe po avancon.

‘BalkanWeb’
mëson se deri më tani janë djegur rreth 500 metra të kësaj hekurudhe dhe dhjetra binare, dhe për pasojë hekurudha ka dalë jashtë funksionit.

Po ashtu raportohet se në vendin e ngjarjes janë 2 zjarrfikëse të cilat prej 15:30 orësh po luftojnë me flaket, që janë përhapur me shpejtësi për shkak edhe të erërave të forta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: