ITALI

Një pallat në Bolonja është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotëm dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën si dhe dy të tjerë  janë në gjendje të rëndë.

Siç raportojnë  mediat italiane, nga tymi  janë asfiksuar të paktën 40 persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Flakët shpërthyen në një ndërtesë katër katëshe në Reggio Emilia, ndërsa raportohen se dy fëmijë të mitur ndodhen në gjendje të rëndë, përcjell Tgcom.

Policia, grupi hetimor, përfshirë edhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për qetësimin e situatës. Personat që shfaqën shenja asfiksie janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: