Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë me shkurre në afërsi të autostradës Fushë Krujë-Milot. Vatra është aktivizuar në afërsi të fshatit Gramëz.

Gazetari Julian Shota, raporton për ‘BalkanWeb’ se zjarri nuk rrezikon banesat, por reja e tymit të shkaktuar prej tij po shkakton probleme me qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

Policia ka kërkuar ndihmën e zjarrfikëses për të shuar zjarrin në mënyrë që të normalizohet qarkullimi nga veriu në drejtim të jugut dhe anasjelltas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: