Një zjarr i madh ka rënë këtë mesditë pranë shkollës 9-vjeçare në Qerret, ngjitur me autostradën Durrës-Kavajë.

Gazetari Klement Baçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” video nga vendngjarja, ku duket qartë tymi i zi dhe flakët e mëdha që kanë “pushtuar” autostradën dhe vendin ku ka rënë zjarri.

Gazetari Baçi njofton se ka qenë një banor i zonës, i cili ka tentuar të djegë degët e pemëve të prera nga bahçja e tij, por flakët i kanë dalë jashtë kontrollit. Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb