Një zjarr i madh ka përfshirë një bllok rezidencial në një ishull artificial në Dubai. Zjarri i madh ra në një prej blloqeve luksoze të banimit në një prej degëve të së ashtuquajturës Palma e Dubait.

Fotot nga vendngjarja tregojnë flakët që kanë përfshirë disa kate të një pallati. Zjarri nisi në një papafingo. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse.

“Mbrojtja Civile e Dubait po lufton me flakët që shpërthyer në një ndërtesë në Palmën e Dubait dhe po punojnë për sigurinë e të gjithëve” thuej në raportimet e bëra në mediat vendase.

Më vonë u raportua se ndërtesa ishte evakuuar me sukses dhe se nuk kishte të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan flakët e mëdha.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: