Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë mbrëmje edhe pyjet e Fushë Arrëzit.

Mësohet se zjarri është në një sipërfaqe pyjore me pisha pranë rrugës së Krrabit. Zjarri është shfaqur në orët e mbrëmjes, ndërsa dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Shërbimet zjarrfikëse të Fushë Arrëzit kanë mbërritur pranë vatrës së zjarrit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Raportohet se flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje pishe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: