Zjarri në pyllin me pisha në Drenies të Patosit vijon të jetë ende aktiv, ndërkohë që është bërë e pamundur ndërhyrja për shkak të situatës. Aktualisht forcat zjarrfikëse të Patosit ndodhen afër zonës, por e kanë të pamundur të ndërhyrjën për shkak të terrenit të thepisur.

Sipas shefit të MZSH Patos, Alket Halimi po punohet ne kushte tepër re vështira, madje ai e cilëson situatën si teper të rëndë. Tymi rrezikon edhe asfiksimin e zjarrfikësve, te cilët janë të angazhuar te gjithe ne terren prej disa ditësh tashme. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se zjarri ka marre përmasa te jashtëzakonshme dhe është përhapur edhe ne zonën e Mallakastrës. Një dite me pare në ndihme për fikjen e zjarrin ndërhynë edhe helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes. Zjarri vijon te përparojë edhe ne drejtim te zonës se Lofkendit ne Mallakastër dhe në pyllin me pisha te Vloshit. Deri me tani është djegur një sipërfaqe me më shumë se 100 hektarë pishe e butë.

Ndërkohë Halimi ka bërë një thirrje qe zjarrvënësit të ndalin dorën pasi po djegin mushkritë e natyrës “Ndaleni dorën o njerëz çfarë po bëni? Po digjni mushkrite e natyres. Ndaleni dorën o barbare aty vetsakrifikohen zjarrefikesit. Mendoni çfarë po bëni ne jemi vëllezërit tuaj. Zoti marte hak tek ju”, ka shkruar Halimi në një postim në rrjetet sociale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: