FIER- Të paktën dy hektarë me pisha dhe shkurre janë djegur në pyllin e Semanit si pasojë e një zjarri që perfshiu këtë zonë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se në vendngjarje ndodhen 4 makina zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Aktualisht zjarri është nën kontroll, por gatishmëria është maksimale. Flakët e zjarrit janë në një zonë të pyllëzuar dhe nuk ka rrezik për banesat.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e pushuesve dhe nuk është i qëllimshëm.

Gjithashtu mësohet se drejt vendngjarjes ka mbërritur edhe prefekti i qarkut Fier Vasil Bregu, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm. Prefekti ka thene se nëse situata përkeqësohet, do kërkohet ndihma e helikopterve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb