FUSHË- KRUJË

Një zjarr në Fushë- Krujë ka përfshirë 10 dynym sipërfaqe të mbuluara me pisha e shkurre.
Zjarri rrezikon tashmë një stallë bagëtish, disa banesa dhe një vreshë në fshatin Picrrage.

Ndërkohë kanë ndërhyrë zjarrfikëset që po tentojnë të evitojnë zjarrin nga drejtimi i banesave dhe stallës si dhe vreshtës me rrush.
BalkanWeb mëson se sipas ekspertëve zjarri i vendosur në Picrragë të Fushë- Krujës është i qëllimshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb