Kodrat e fshatit Mbolan në Njësinë Administrative Sinjë në Berat janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Gazetraja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se zjarri është shfaqur 2 orë më pare fillimisht në një pjesë kullote dhe për shkak të erës dhe temperaturave të larta është përhapur me shpejtësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në zonë kanë shkuar ekipet e zjarrëfikësve,të cilët po bëjnë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, edhe pse terreni është tejet i vështirë.

Burime nga efektivët zjarrëfikës në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qënë i qëllimshëm, për hapjen e kullotave të reja nga ana e banorëve të zonës.

Të njëjtat burime konfirmojnë se zjarri po vihet nën kontrroll dhe se deri më tani janë djegur rreth 3 hektare me shkurre e dëllinja.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb