Një zjarr i i madh ka përfshirë bregun e Kalifornisë, ndërsa flakët e favorizuara nga era kanë përfshirë një territor prej 200 hektarësh.

Të paktën 20 shtëpi u përfshinë nga flakët dhe rreth 100 shtëpi ishin potencialisht të rrezikuara nga zjarri. 20 shtëpitë janë pjesë e enklavës ekskluzive, ku pronat shiten rregullisht për miliona dollarë. Shtëpitë përgjatë Coronado Pointe shiten nga 1 milion deri në 10 milion dollarë.

Zjarri aktualisht nuk po kërcënon vetë Laguna Beach, por ka detyruar autoritetet të kërkojnë evakuime edhe në Laguna Niguel.

“Ne e kemi të gjithë rajonin të fokusuar në këtë zjarr tani për t’u siguruar që kemi çdo makinë zjarrfikëse në dispozicion në zonë për të shuar këtë zjarr,” tha Lisa Bartlett, mbikëqyrëse e Orange County.

Një rezidencë prej 6.6 milionë dollarësh me katër dhoma gjumi dhe shtatë banja në 35 Coronado Pointe kishte humbur tërësisht çatinë e saj nga flakët. Zjarrfikësit po luftonin për të shpëtuar muret dhe pronat fqinje.

Shkolla e mesme e Laguna Beach është evakuuar, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar deri në orën 22:00 me orën lokale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: