PATOS-Një zjarr i vendosur nga një banor i zonës për të djegur barishtet dhe mbeturinat pranë  tokës së tij ka shkrumbuar totalisht magazinën e një subjekt që prodhon kangjella në Zharrëz të bashkisë Patos.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, duke djegur të gjitha materialet që ndodheshin brenda magazinës. Flakët janë konstatuar nga pronarët e makazinës, të cilët edhe pse kanë tentuar të fikin zjarrin ka qenë e pamundur. Zjarri i vëne fillimisht në sipërfaqen e tokës ka dalë jashtë kontrollit ndihmuar edhe nga era e fortë, duke sjellë përhapjen e tyre në mjediset e brendshme të magazinës.

Plot 5 milion lekë është dëmi i shkaktuar nga flakët, ndërsa sapo këto të fundit janë konstatuar nga pronari i magazinës është njoftuar zjarrfikësja dhe policia. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy makina zjarrfikëse si dhe punonjës nga Fieri e Patosi të cilët kanë mundur të mbajnë nën kontroll flakët duke shmangur djegien e fabrikës e cila ndodhet jo më shumë se 10 metra larg.

Nga ana e policisë së Fierit po punohet për ndalimin e autorit të kësaj zjarrvënie, i cili është identifikuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: