SHKODËR

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e kësaj të mërkurë në vendin e quajtur “Maja e Zezë” në afërsi të Velipojës. Flakët kanë kapluar një sipërfaqe me bimësi, ndërsa përhapja e tyre mund të rrezikojë disa banesa që ndodhen afër Majës së Zezë. Banorët dhe policia janë angazhuar për shuarjen e flakëve, por terreni i thyer e bën edhe më të vështirë punën e tyre.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se Emergjencat Civile dhe strukturat e tjera janë vënë në dijeni për rastin, ndërkohë po shihet mundësia për ndërhyrja nga ajri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: