TEPELENË

Një zjarr masiv ka rënë në zonën e Salarisë në Tepelenë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” e “News 24” se ndërhyrja e zjarrfikëseve është bërë e vështirë, për shkak të terrenit.

Ka dyshime se zjarri ka përfshirë edhe kullota të tëra në këtë zonë.

Kujtojmë se zjarret janë kthyer në një problem për vendin tonë, sidomos në këtë periudhë.

Hektarë të tëra janë djegur nga flakët e mëdha, duke djegur pyje e kullota, nga veriu në jug.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: