Zjarr në bodrumet e ministrisë së Financave. Ngjarja ndodhi ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Dorjana Bezat.

Burime për Bezat thanë se fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur sende apo materiale të djegura me vlerë.

“Në bodrumin e një institucioni ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur disa sende pa vlerë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhej në njoftimin e shkurtër të policisë së Tiranës. Deri më tani nuk dihen arsyet e zjarrit në fjalë, i cili fatmirësisht u arrit që të shuhej në kohë, pa shkaktuar dëme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: