TIRANE – Në një prej qelive të burgut 313 në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë është parë të dalë tym, mesditën e sotme.

Burime brenda burgut bëjnë të ditur për “BalkanWeb” se një prej të dënuarve i ka vënë flakën dyshekut me një cigare, në shenjë proteste për dënimin që i është dhënë, të cilin e konsideron të padrejtë.

Autoritetet e burgut kanë neutralizuar menjëherë flakët, duke shmangur përhapjen e tyre në qelitë e tjera.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaroi se pas shuarjes së flakëve gjithçka iu rikthye normalitetit dhe askush nuk u lëndua.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb