Kur të gjithë mendonim se surprizat në Botëror kishin përfunduar në fazën e grupeve, Maroku dhuroi befasinë e madhe duke dërguar Spanjën në shtëpi.

Nëse nuk do të ishte për këtë blof faza çerekfinale do të dukej perfekte, duele titanësh mes ekipeve më të mira në Botë dhe Evropë, por tani askush nuk më thotë që Maroku është një surprizë, përtej emrit, e merituan të sfidonin Portugalinë në çerekfinale.

318576604 6707486819267108 1389737073508316423 N
 

Pas dy ditësh pushim, Botërori vjen me katër super sfida. Më 9 dhjetor do të luhen Kroaci-Brazil në orën 16:00, ndërsa në mbrëmje, në orën 20:00 luhet Holandë-Argjentinë. Më 10 dhjetor luhen dy sfidat e tjera Marok-Portugali në orën 16:00 dhe në mbrëmje Angli-Francë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb