Forca tokësore dhe ajrore janë mobilizuar menjëherë pas zjarrit të rënë në një hapësirë agropylltarie në zonën e gjerë të Zelios, Fthiotidë në Greqi.

Për shkak të situatës së vështirë për shuarjen e flakëve janë bërë bashkë zjarrfikës nga Atalanti, Agios Konstantinos, Lamia dhe Argyrochori .

Ndërkohë erërat e forta në zonë duket se kanë vështirësuar punën, por me ndihmën e avionëve autoritetet shpresojnë që së shpejti të vendosin në kontroll flakët.

Sakaq më herët pasditen e së dielës, një zjarr ka rënë në një zonë pyjore në zonën e Vunihorës në Fokidë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb