Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me ferra e shkurre në fshatin Derven të Fushë-Krujës.

Si pasojë e zjarrit, rrezikohen linjat e tensionit të lartë dhe një banesë në afërsi të vatrës.

Reparti zjarrfikës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, të cilat rrezikojnë banesën dhe linjën.

Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm dhe i vënë nga banorët e zonës për të pastruar sipërfaqet e mbuluara nga ferrat e shkurret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: