Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre, ferra e pemë frutorë në afërsi të fshatit Halil të Fushë-Krujës.

Gazetari Andi Shota, raporton për “BalkanWeb”, se zjarri i favorizuar edhe nga era, deri më tani ka djegur rreth 10 ha tokë.

Në afërsi të zjarrit ndodhen disa banesa, të cilat rrezikohen nga flakët. Forcat zjarrfikëse të Krujës po mundohen të lokalizojnë flakët, për të evituar që ato t’i afrohen banesave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: