KORCË

Një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në fshatin Kapshticë në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se janë përfshirë nga flakët, stallat e bagëtive.

Paraprakisht dyshohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë  që zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të lokalizuar flaket.

Nga ana tjetër, policia po punon për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb