Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Mjeshovë në Berat. Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga barinjtë e zonës, që mund të kenë ndezur zjarr ose të kenë hedhur aksidentalish ndonjë cigare të ndezur.

Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke përfshirë pyllin me pisha. N ë zonë kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrëfikës, të cilët po përpiqen ta vënë zjarrin nën kontrroll dhe të shuajnë vatrat e flakëve me mjete rrethanore pasi terreni i vështirë e malor nuk lejon futjen e mjeteve zjarrëfikëse në zonëm e zjarrit.

Nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga zjarri, që është vënë në të gjitha rastet nga pakujdesia nga vetë fshatarët, duke shkaktuar dëme të mëdha. Si pasojë e zjarrit të rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Mjeshovë, janë djegur deri më tani rreth 1.5 ha pyll me pisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb