VLORË
Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Risili në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët dhe është duke u djegur. Era favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa në vend kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Fshati Risili është rreth 17 km nga Vlora.